
Gresa Behluli reagon pas aksidentit të babait të saj
24 shkurt 2024
| 16:44
Ditën e djeshme është goditur nga një veturë Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza.
Gresa Behluli ka dal me një reagim në “Facebook”, ku bëri të ditur se gjendja e babait të saj është mirë.
“Përshëndetje për ju miq e dashamirë të shumtë që na keni thirrur, u interesuat, jeni lutur për gjendjen e babit dhe të gjithë ju që na keni vizituar, ju faleminderit nga zemra”, shkroi këngëtarja në postimin e saj.
“Zoti ju ruajt e ju bekoftë të gjithëve, paçit veç gëzime në jetën tuaj”, tha ajo.