Gresa Caka – Nimani rizgjedhet për mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese

05 qershor 2024 | 12:06

Gresa Caka-Nimani do të jetë edhe për një mandat kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Në njoftimin nga Kushtetuesja është thënë se ajo ka marrë votat e mjaftueshme nga gjyqtarët e kësaj gjykate.

“Në seancën administrative të mbajtur më 5 qershor 2024, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë rizgjedhur kryetaren aktuale të gjykatës, znj. Gresa Caka – Nimani, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar edhe si t’i qaset dialogut…