Greta Thunberg gjobitet për mosbindje në një protestë për klimën
24 korrik 2023
| 14:55
Greta Thunberg është shpallur fajtore dhe është dënuar për mosbindje të urdhrit policor për t’u larguar nga një protestë për klimën në qytetin e Malmos, muajin e kaluar.Aktivistja suedeze për klimën është deklaruar e pafajshme.
“Veprimet e mia janë të justifikueshme”, i ka thënë ajo gjykatës, sipas gazetës Sydsvenskan.Gjoba ndaj saj do të bazohet në të hyrat që i ka Thunberg.
Ajo ka qenë pjesë e një grupi të protestuesve që e kanë bllokuar një rrugë për kamionët e ngarkuar me naftë.Thunberg është akuzuar për mosbindje kur policia i ka dhënë urdhër.
“Unë besoj që jemi në një urgjencë që kërcënon jetën, shëndetin dhe pronën”, ka thënë ajo para gjykatës, duke shtuar se “numër pafund i njerëzve”, janë në rrezik.