Greva është e pashmangshme nëse nuk reflekton Qeveria

11 prill 2018 | 07:46

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka bërë me dije se kjo sindikatë nuk ka hequr dorë nga greva e përgjithshme në arsim e paralajmëruar më 13 prill nëse Qeveria nuk reflekton deri të premten.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai e ka ftuar Qeverinë ta vendosë në rend të ditës Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Kosovë dhe ta procedojë për në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të parandalohet greva.

Sipas Jasharajt, përgjegjësinë për këtë grevë do ta marrin institucionet e Kosovës, të cilat që pesë vjet nuk kanë plotësuar kërkesat e tyre.

“Nëse deri më 13 prill Qeveria nuk reflekton dhe nuk i jep dritë të gjelbër Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës dhe nuk e procedon për në Kuvend atëherë do të fillohet më 13 prill me grevën në kohë të pacaktuar, gjegjësisht deri në realizimin e kërkesave të anëtarësisë së SBAShK-ut”, ka thënë Jasharaj.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka mposhtur Manchester Cityn edhe në ndeshjen e dytë,…