Greva në Paris kundër reformave në pensione
Kryeqyteti i Francës, Parisi është bllokuar pothuajse tërësisht pasi shumica e punonjësve të transportit nisën grevën kundër reformave të planifikuara në pensione.
Dhjetë nga 16 linjat e metrosë janë mbyllur, ashtu si edhe disa shërbime të trenave.
Greva, më e madhja nga viti 2007 është veprimi i parë i madh kundër planit të presidentit Emmanuel Macron për pensione universale.
Ky plan parasheh të hiqen pensionet më të favorshme, që i marrin detarët, notuesit, punonjësit e operës në Paris e të tjerë.
Ata që dalin në pension para moshës 64 vjeç, me këtë plan, po ashtu do të marrin pension më të ulët.
Qeveria e Francës do që parlamenti të votojë për këto reforma në fillim të vitit të ardhshëm.
Të enjten, kryeministri i Francës, Edouard Philippe, ka thënë se reformat do të jenë të drejta për të gjithë.
Por, anëtarë të profesioneve të tjera, përfshirë avokatë, punonjës të linjave ajrore dhe të mjekësisë bënë thirrje për më shumë greva, duke filluar nga e hëna.