Greva në ‘Trepçë’, 50 minatorë në gjendje jo të mirë shëndetësore

25 tetor 2023 | 12:42

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, ka thënë se sot në mëngjes i është rënduar gjendja shëndetësore një minatori të “Trepçës” në grevën e urisë.

Jonuzi për “Gazeta10” ka thënë se edhe 50 minatorë të tjerë nuk e kanë gjendjen e mirë shëndetësore.

“Gjendja shëndetësore e 50 minatorëve e tyre po shkon veç duke u rënduar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, rrethanat, kushtet e minierës janë shumë të vështira”, ka thënë Jonuzi.

Ai është shprehur se shpreson se dikush do të marrë përgjegjësi dhe se kjo situatë do të vazhdoj kështu deri në momentin e plotësimit të kushteve .

“Ne mendojmë se dikush do të merr përgjegjësi për këtë dhe mos-komunikimi me këta njerëz na ka sjell deri këtu”, ka thënë Jonuzi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Grupit të Miqësisë Estoni-Kosovë, Parlamenti i Estonisë, Kristo…