Grezda dhuron 12 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
02 dhjetor 2019
| 11:19
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë dhe Rangers, Eros Grezda, i ka dhuruar rreth 12 mijë euro për t’i ndihmuar personat e prekur nga tërmeti vdekjeprurës që e goditi qindra herë gjatë ditës së hënë.
51 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditën Shqipërinë të martën e 26 nëntorit.
Përveç vdekjeve dhe lëndimeve, ky tërmet shkaktoi edhe dëme shumë të mëdha materiale, duke i lënë shumë persona pa strehë.
Grezda, 24-vjeçari nga Gjakova, ka vendosur t’i dhurojë 10 mijë funte, rreth 12 mijë euro, për t’u dalë në ndihmë bashkatdhetarëve.
Mesfushori sulmues i klubit skocez e bëri këtë të ditur në emisionin e drejtpërdrejt “Shqiptarët për Shqiptarë” në News24.