Grezda: Dua të jem në fushë ndaj Turqisë
01 mars 2019
| 17:01
Eros Grezda është rikthyer nga lëndimi dhe po përgatitet intensivisht për tu rikthyer në fushën e lojës.
Sulmuesi kuqezi me padurim po e pret ndeshjen ndaj Turqisë, kurse shpreson të jetë titullar dhe të përsëritet historia e ndeshjes miqësore e dy viteve më parë.
“Kam shumë dëshirë që të jem në fushë dhe të përsërisim atë sukses të dy viteve më parë. Besoj që motivimi është te të gjithë lojtarët dhe me padurim e presin atë ndeshje. Nuk kam folur gjatë kësaj periudhe me trajnerin Panucci, vetëm me stafin e ekipit kombëtar kam qenë në kontakt”, ka thënë Grezda për “Telesport”.