Grezda: Gerrardi është njeri i thjeshtë
07 janar 2019
| 16:21
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda, e ka vlerësuar trajnerin aktual në skuadrën e Rangersit, Steven Gerrard, si një njeri të thjeshtë.
“Gerrardi ishte njeri shumë i thjeshtë, të lë përshtypje shumë të mira menjëherë. Më ka afruar shumë mirë me grupin, më ka folur shumë mirë, gjithë kohës kam pasur mbështetjen e tij dhe më ka ndihmuar shumë. Sa herë jam futur në fushën e lojës, gjithmonë më ka thënë bëj atë që di të bësh më mirë. Ne besojmë te ti prandaj je këtu ku je. Është një komunikim shumë i afërt, është sikur flet me një shok. Nuk e ndiej veten në presion kur flet me të”, ka thënë Grezda, i cili ndihet me fat që punon me një legjendë siç është Steven Gerrardi.