Grezda: Jam shumë i lumtur te Rangersi
Konsiderohet një nga pikat referuese në Kombëtaren Shqiptare. 23-vjeçari nga Gjakova bëri transferimin e madh të karrierës më 2018, duke kaluar nga NK Osijek (Kroaci) në futbollin britanik.
Më 31 gusht, klubi skocez i Rangersit konfirmoi nënshkrimin e kontratës katërvjeçare me shqiptarin. Prej asaj kohe, Grezda ka luajtur 667 minuta lojë, në të gjitha garat ku merr pjesë skuadra e tij, duke shënuar edhe dy gola më 11 nëntor, në fitoren e thellë 7-1 kundër 7-1 Motherwellit.
“Jam vërtet shumë i lumtur dhe i kënaqur që jam pjesë e Rangersit. Mua më pëlqen gjithçka që është këtu, duke nisur nga klubi, stafi teknik, lojtarët, tifozët dhe qyteti. Ushqimi dhe restorantet janë një pjesë tjetër, që dua ta veçoj dhe më pëlqejnë këtu. E vetmja gjë që nuk është e mirë për mua, janë kushtet atmosferike. Megjithatë, kam filluar të mësohem edhe me to”, ka thënë Grezda.