Grezda largohet nga Kombëtarja
01 qershor 2019
| 16:25
FSHF-ja kalajmëruar se Eros Grezda, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, la grumbullimin e përfaqësueses për disa probleme personale, të cilat nuk bëhen me dije.
Vendin e tij e zuri, futbollisti i Partizanit, Lorenc Trashi, i cili ishte i grumbulluar në listën paraprake.
Përmes një “Instastory”, Grezda ka lajmëruar fansat e tij dhe i ka uruar suksese shokëve të skuadrës.
“Më vjen keq të informoj që nuk do të jem gati të ndihmojë skuadrën kombëtare në dy ndeshjet e rradhës… Shpresoj dhe besoj të marrim 6 pikë. Suksese çuna”, ka qenë mesazhi i Eros Grezdës.