Grezda largohet nga Osijeku

15 shkurt 2022 | 12:30

Eros Grezda është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra e Osijekut. Sulmuesi i Kombëtares dhe klubi kroat kanë ndërprerë në mënyrë konsensuale kontratën.

26-vjeçari ishte i huazuar te ekipi hungarez i Zalaegerszegisit dhe u rikthye sërish te Osijeku pas përfundimit të huazimit, por mesa duket rrugët e tyre u ndanë aty. Gjatë këtij sezoni me fanellën e skuadrës hungareze ai në kampionat u aktivizua gjithsej në 5 ndeshje nga ku realizoi dhe një gol.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të martën në takim ambasadoren…