Grezda: Mendova të lë futbollin, Zoti dhe familja më ndihmuan
Eros Grezda shënoi një gol trepikësh kundër Debrecen dhe Zalaegerszegi TE FC festoi gjatë pas ndeshjes.
Më shumë nga të gjithë sulmuesi anësor nga Gjakova, i cili ka vuajtur shumë prej dëmtimeve kohët e fundit.
Grezda tregohet i sinqertë dhe tregon se ka menduar edhe ta mbyllë me futbollin, pas operimeve të kryera që e bënë ta humbte të gjithë sezonin e shkuar.
“Shumë probleme dhe lëndime në 2 vitet e fundit ma vështirësuan karrierën. Tre operacione në 1 vit shumë herë më bënin të mendoj që të dorëzohem nga ëndrra ime.
Besimi në Zot dhe Familja që më ka mbështetur në çdo moment të jetës më kanë dhënë forcë që të kthehem më i fortë!
Sot është dita më e lumtur që bëra përsëri familjen time krenarë me mua! Zoti është më i madhi”, shkruan Grezda në rrjetet sociale.