Grezda mund të transferohet në Katar ose Australi

26 shtator 2019 | 12:59

Karriera e Eros Grezdës me Rangersin është mbyllur, të paktën derisa në krye të jetë Steven Gerrardi. Trajneri i njohur e ka shprehur hapur se sulmuesi nuk mund të jetë më pjesë e ekipit skocez.

Kontrata e Grezdës me Rangersin është deri në vitin 2022 dhe nuk mund të presë kaq gjatë pa luajtur. Për më tepër edhe transferimet në Evropë janë mbyllur sa i përket afatit kalimtar të verës. “TRT Football” shkruan se Katari është një nga opsionet më të mira për këtë futbollist. Kjo pasi merkato atje mbyllet më 30 shtator dhe janë vetëm 2 skuadra që nuk e kanë plotësuar kuotën e lojtarëve të huaj. Kampionët e Al Sadd dhe Al Rayyan janë dy ekipet që mund ta marrin Grezdën dhe që kanë më shumë shanse për momentin.

Një alternativë B konsiderohet Australia, atje ku merkato mbyllet më 15 tetor dhe ku së fundmi është zyrtarizuar edhe Migjen Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve, ambasadori britanik, Nicholas…