Grezda: Në dy ndeshje duam 6 pikë
18 mars 2019
| 17:18
Eros Grezda është gati për këto dy ndeshje e radhës, kurse shpreson se Shqipëria do të marrë maksimumin e pikëve.
“Pata një periudhë shumë të vështirë në dy muajt e fundit, u ktheva pardje dhe ndihem shumë mirë. Gjatë kohës që kam qenë i lënduar kam punuar. Kemi lojtarë cilësorë, të cilët janë në formë. Do të bëjmë maksimumin, trajneri do të bëjë zgjidhjet e veta. Duhet të shkojmë për gjashtë pikë, pasi luajmë më Turqinë në shtëpi dhe me një ekip me të vogël se vetja. Në Evropianin e fundit kemi bërë shumë mirë, dhe këtë herë do të bëjmë të njëjtën gjë kemi një grup shumë të mirë, duam të bëjmë gjithë kombin krenar”, ka thënë Grezda.