Grezda: Nuk largohem nga Osijeku
08 shkurt 2021
| 14:46
Futbollisti shqiptar Eros Grezda ka konfirmuar se trajneri Zekiç e ka kërkuar që t’i bashkohet në Hungari. Futbollisti gjakovar ka konfirmuar se do të qëndrojë në Osijek.
“Me atë trajner unë kam pasur raportet më të mira, sepse edhe suksesin më të madh e kam arritur me atë. Kemi një raport shumë miqësor. Realisht, është e vërtetë, sepse ai donte që të më ndihmonte dhe që unë të shkoja në Hungari për tre apo katër muaj. Për mua, si mundësi, që ta arrija formën time, por edhe që ta ndihmoja atë. Mirëpo, u mendova gjatë, duke e ditur që nuk jam në formën time më të mirë fizike dhe nuk e di nëse realisht mund ta ndihmoj vërtet atë. Prandaj, kam vendosur që të mos shkoj. Do të rri tek Osijeku”, ka thënë Grezda.