Grezda për formën e Dakut: Bravo, djali im i dashur
20 shtator 2021
| 11:56
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda ka dërguar mesazh për sulmuesin e Kosovës, Mirlind Daku.
Daku ka shkëlqyer në ndeshjen e mbrëmshme, ku hyri si zëvendësues duke shënuar dy herë për t’i sjellë fitoren Osijekut. Kësaj i është gëzuar edhe ish-bashkëlojtari, Eros Grezda dhe këtë e bëri të ditur përmes një story në rrjetin social, “Facebook”.
Grezda publikoi golin e Dakut me kokë dhe shkroi: “Bravo, djali im i dashur”.
Ndërkohë, dyshja kanë ndërtuar miqësi të mirë për disa muaj sa ishin bashkë te klubi kroat.