Grezda prezantohet te skuadra e re

20 shkurt 2023 | 12:17

Eros Grezda do të vijojë karrierën e tij në Hungari, ku do të luajë me skuadrën e Zalaegerszeg, ekipi me të cilin është aktivizuar për gjysmë sezoni nën edicionin 2021-2022.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë transferohet si një lojtar i lirë, për shkak se ka ndërprerë kontratën pak javë më parë me skuadrën turke të Manisa, ku luajti në tetë ndeshje, por vetëm një si titullar. Në eksperiencën e tij të parë tek Zalaegerszeg, Grezda luajti vetëm në pesë ndeshje, duke shënuar një gol.

27-vjeçari ka nënshkruar për një vit e gjysmë, ndërsa drejtori sportiv i klubit Attila Dragoner u shpreh i lumtur për afrimin e lojtarit të kombëtares së Shqipërisë, për të cilin tha se beson shumë se Grezda do e ndihmojë ekipin me eksperiencën e tij, ndërsa veçoi se shpreson që në këtë aventurë të dytë të lojtarit, ai të ambientohet sa më parë, për të dhënë kontributin e tij.

Grezda numëron 13 ndeshje me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa e ka gjetur dhe një herë rrugën e rrjetës.

Futbollisti do të synojë që jo vetëm të ndihmojë ekipin e ri, por në anën tjetër dhe të fitojë formën e tij më të mirë, për tu kthyer në një alternativë për trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një muaj pas vërshimeve në Skenderaj, kryetari i kësaj komune…