Grida Duma lë mandatin e deputetes

08 nëntor 2022 | 10:51

Grida Duma ka njoftuar se ka dorëzuar mandatin e deputetes së Kuvendit të Shqipërisë.

“Pak çaste më parë kam dorëzuar formalisht dhe zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit të deputetes. Pas një reflektimi të gjatë, për të bërë të duhur për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj se në politikë fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve që përfaqësojmë. Kurrë e kundërta, megjithëse është bërë. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni që zgjodha. Më e thjeshta do të ishte që të kisha qëndruar”, ka thënë Duma.

Sipas saj, “maksimizimi i forcës së Partisë Demokratike nuk ka ndodhur”.

“Të qëndroja me sikur nuk funksionon për ndërgjegjen time. Mund të rehatohesha në komoditete personale, por duhet të bëjmë më shumë për fitoren reale”, ka thënë Duma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar shkurt pas takimit…