Grida Duma tregon cila është gruaja më me stil e Partisë Socialiste
15 shtator 2019
| 17:12
Grida Duma ka treguar së fundmi që nuk është ndër ata njerëz që janë të fiksuar pas markave të shtrenjta dhe se nuk do të vishte kurrë minifund pasi mendon që nuk i shkon aspak ai stil.
Por gjatë paraqitjes së saj në “Pop Culture”, deputetja shqiptare është ngacmuar paksa nga Dojna Mema e cila e ka pyetur se cila është sipas mendimit të saj gruaja më me stil në Partinë Socialiste.
Teksa është menduar paksa, Grida ka thënë: “Më e këndshme për mua, ose në zgjedhje të mira besoj se është Mimi Kodheli”.