Griezmani thyen një rekord të madh të Messit, argjentinasi futet në histori të La Ligas

31 mars 2025 | 13:29

Antoine Griezmann është një legjendë e La Ligas dhe ai po thyen rekorde të njëpasnjëshme.

Sulmuesi francez në fundjavën që lamë pas është futur në histori të La Ligas, duke thyer një rekord të Lionel Messit.

Ndeshja kundër Espanyolit (1:1) në raundin e 29-të të La Ligës u bë e 521-ta për sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann në ligat spanjolle.

Me këtë francezi e ka kaluar me një ndeshje në listën e lojtarëve të huaj ish-lojtarin e Barcelonës, Lionel Messi , duke u bërë rekordmen në këtë kategori.

Griezmann këto ndeshje i ka arritur me tre skuadra të ndryshme si Real Sociedad, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Top gjashtë futbollistët e huaj me më së shumti paraqitje në La Liga:

1. Antoine Griezmann (France) – 521 ndeshje

2. Lionel Messi (Argentina) – 520

3. Donato Gama (Brazil) – 466

4. Karim Benzema (France) – 439

5. Ivan Rakitic (Croatia) – 438

6. Dani Alves (Brazil) – 436.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiuesi Agon Maliqi, ka konsideruar se “shumë pak” mund të…