Griezmann bëhet gazi i botës (Video)

17 dhjetor 2020 | 16:17

Antonie Griezmann vijon të shfaq një formë të dobët te skuadra e Barcelonës. Edhe pse këtë sezon ka pasur më shumë hapësira, ai sërish nuk ka mundur që të shënojë gola me peshë.

Mbrëmjen e djeshme francezi u shfaq me një “look” të ri, me flokë të kapura bisht, ndërkohë që humbi edhe një rast flagrant. Në minutën e 55-të, Jordi Alba e shërbeu me portën e boshatisur.

Griezmann jo vetëm që nuk e shtyu në rrjetë, por ja dhuroi topin portierit, i cili ishte në cepin e portës dhe kishte humbur thuajse çdo shpresë.

https://www.youtube.com/watch?v=l9DRQQrv-Tw&feature=emb_err_woyt

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në gusht të këtij viti, Olta Gixhari, u bë nënë…