Griezmann: Mezi presë të përballem më lojtarin më të mirë në botë
16 dhjetor 2022
| 14:35
Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Antoine Griezmann, ka thënë se mezi pret të përballet “më të mirin në botë”, Lionel Messin. Franca dhe Argjentina do të përballen të dielën në finalen e madhe të Kupës së Botës “Katar 2022”.
“Argjentina është një ekip si i yni, një ekip që punon shumë mirë dhe ka lojtarin më të mirë. E diela do të jetë një lojë e vështirë. Finalja do të vendoset nga detajet e vogla”, ka deklaruar Griezmann.