
Griezmanni do të shitet në verë
01 mars 2021
| 18:01
Barcelona po planifikon ta shesë gjatë verës sulmuesin Antoine Griezmann.
Drejtuesit e skuadrës spanjolle nuk janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit dhe dëshirojnë ta largojnë. Barcelona për ta liruar Griezmannin po kërkon mbi 50 milionë euro. Për sulmuesin 29-vjeçar interesim kanë shprehur Manchester Unitedi dhe PSG-ja.
Griezmann në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 10 asistime. Ai ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2024.