Griezmanni: E ardhmja dihet para Botërorit
02 qershor 2018
| 14:05
Antoine Griezmann do të udhëheq sulmin e Francës në Botërorin e Rusisë. Shumë zëra janë përfolur për të ardhmen e tij, megjithatë francezi ka folur vet përpara se të aludohet.
“E ardhmja ime do të zbulohet përpara Botërorit”, u shpreh sulmuesi i Atletico Madrid.
Zërat e shumtë e çojnë te Barcelona, madje lojtarë si Messi dhe Suarez kanë bërë deklarata se e presin. Madje në miqësoren kundër Italisë, në stadium ka qenë edhe Robert Fernandez, sekretari teknik i Barcelonës. Griezmann me shumë gjasa do të largohet, pasi nëse vendimi i tij do të ishte për të qëndruar në Madrid ai nuk do të hezitonte ta bënte të ditur dhe të përqendrohej te Botërori.