Griezmanni flet pas largimit nga Barcelona

01 shtator 2021 | 14:01

“Bomba” e ditës së fundit të afatit kalimtar ishte pa dyshim kthimi i Antoine Griezmann tek Atletico Madrid. Operacioni u krye në minutat e fundit mes dy klubeve, me francezin që kthehet në urdhrat e “Cholo” Simeone. Përkundër kohës së tij të ndërprerë te Barça, kampioni i botës më 2018 me Francën donte t’iu thoshte lamtumirë tifozëve katalanas përmes rrjeteve sociale.

“Të dashur Culers. Ju them lamtumirë, duke ju falënderuar për dashurinë tuaj. Kam dhënë gjithçka për këtë fanellë, kam qenë tërësisht i përfshirë në këtë klub të madh, ndaj po largohem i trishtuar që nuk isha në gjendje të gëzoja më shumë me ju në tribuna, por krenar që kam qenë një ju. Rroftë Barça!”, ka shkruar Griezmann.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar se pas një…