Griezmanni flet për raportet me Messin
Ylli i Francës, Antonie Grizmann nuk po arrin të shkëlqejë me fanellën e Barcelonës dhe në media fajin shumëkush ia vënë raportit me Lionel Messin.
Në shtyp është theksuar gjithnjë fakti se dyshja nuk shkon mirë me njëri-tjetrin dhe se francezi ka mbetur gjithnjë nën hijen e 6 herë kampionit të botës.
Ish-menaxheri i Grizmannit dhe xhaxhai i tij kanë deklaruar publikisht për një pakënaqësi të ish-sulmuesit të Atletico Madridit nda Mesit, por këto fjalë janë mohuar nga vetë futbollisti.
Antonie Grizmann nuk ka duruar më gjatë dhe ka shpërthyer në një intervistë për “Universo Valdano”, ku ka thyer heshtjen për çështjen “Messi”.
Lojtari i Kombëtares franceze ka theksuar se ia ka bërë të qartë yllit argjentinas se nuk ka gisht në deklaratat e xhaxhait dhe ish-menaxherit të tij.
“Unë thashë në prezantimin tim me FC Barcelona se nuk doja të flisja jashtë, por në fushë, por mendoj se është koha për t’i vendosur gjërat në vendin e tyre. Unë kam qenë duke duruar gjëra dhe komente për një kohë të gjatë dhe thashë mjaft.
Unë ndalova të kem një raport me xhaxhin që nga dita kur u martova. Në ditën e dasmës time e ftova dhe ai nuk erdhi, prandaj ndalova të kem një marrëdhënie me të. Ish-menaxheri flet sepse ashtu si babai im dhe motra ime nuk flasin për shtypin, ata e thërrasin atë. Por Leo e di që unë kam shumë respekt dhe admirim për të. Xhaxhai im nuk e di se si funksionon futbolli. Dhe në fund, gazetari përfundoi duke ia marrë fjalinë. Unë i thashë Leos që kurrë nuk flas me ta, në fakt unë madje as nuk e kam numrin e telefonit të xhaxhait tim”, ka thënë Antonie Grizmann.