Griezmanni kërkon të jetë vendimtar në ‘El Clasico’-n e parë

17 dhjetor 2019 | 11:34

Antoine Griezmann ndihet në formë dhe gati për “El Clasico”-n e parë. Sulmuesi i Barcelonës ka thënë se këto janë sfida që ishin spektakolare kur i shihte në televizor, ndërsa tani kërkon të jetë personi kryesor në fushën e lojës.

“Jam shumë i lumtur dhe me shumë dëshirë. Do të jetë një ditë e madhe dhe shpresoj që të jem në formën time më të mirë për të bërë një ndeshje të madhe. ‘El Clasico’ e parë? Është një ndeshje që e pret e gjithë bota, një duel shumë i rëndësishëm si për tifozët ashtu edhe për lojtarët. Ishte gjithmonë bukur t’i shikoje këto ndeshje në televizor, ndërsa tani është një ëndërr që do t’i luaj. Shpresoj të jem person kryesor”, ka thënë Griezmanni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka inspektuar…