Griezmanni konfirmon largimin nga Atletico Madrid

15 maj 2019 | 14:59

Antoinne Griezmann ka vendosur përfundimisht të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit dhe vendimin e tij ua ka bërë të ditur fillimisht drejtuesve të klubit dhe më pas tifozërisë madrilene, nëpërmjet një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ndonëse së fundi kishte rinovuar kontratën deri në vitin 2023, Griezmanni duket se dëshiron të provojë një tjetër aventurë dhe ka vendosur të largohet, ndërsa klauzola për prishjen e kontratës së tij është 125 milionë euro.

“Pasi fola me klubin, dua të flas edhe me ju, për të ndarë vendimin tim për t’u larguar. Ky është klubi ku kam fituar trofetë e parë dhe kam ndjerë thuajse gjithmonë afeksionin tuaj. Kam kaluar 5 vite të mrekullueshme këtu dhe do t’ju mbaj gjithmonë në zemër, por tani kam nevojë për të tjera sfida”, ka thënë Griezmann.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden State Warriors edhe pse nuk kishte Kevin Durantin, e…