Griezmanni mendon largimin nga Franca, kjo është arsyeja  

21 mars 2023 | 14:11

Kylian Mbappe do të jetë kapiteni i kombëtares franceze. Sipas raportimeve nga mediet franceze kjo zgjedhje e trajnerit Didier Deschamps ka lënë jo pak persona të habitur.

Personi më i zhgënjyer nga ky vendim është Antoine Griezmann, i cili duhet të kishte trashëguar shiritin e Hugo Lloris për shkak të kohëzgjatjes në Kombëtare.

Griezmann krenohet me 117 paraqitje për “Les Bleus” (i 5-ti në renditjen e të gjitha kohërave) dhe që nga 31 gushti 2017 ai nuk ka humbur asnjë ndeshje.

Madje nga raportimet nga Franca theksohet se lojtari i Atletico Madrid, për shkak të këtij vendimi, mund ta mbyllë me Kombëtaren dhe të largohet nga grumbullimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se Sevilla nuk po arrin të dalë dot nga…