Griezmanni: Milani ishte superior ndaj nesh
25 nëntor 2021
| 15:39
Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann e ka pranuar se Milani luajti shumë më mirë se skuadra e tij në fitoren 1-0 në Ligën e Kampionëve të mërkurën në “Wanda Metropolitani”.
“Ata na studiuan mirë neve. Plani i jonë për lojën nuk funksionoi. Milani ishte superior. Ne duhet të përmirësohemi dhe të luajmë më mirë në ndeshjen e fundit në grup”, ka thënë Griezmann.
Atletico duhet ta mposhtë Porton për të kaluar tutje dhe të shpresojë se Milani nuk fiton ndaj Liverpoolit.