Griezmanni: Shpresoj të jem në podium për ‘Topin e Artë’
06 shtator 2018
| 12:10
Prej vitesh Antoinne Griezmann ka marrë rolin e protagonistit tek Atletico e Madridit, ndërsa 2018-a ka qenë vërtet e artë për të, pasi triumfoi me madrilenët në Evropa Ligë, ngriti Kupën e Botës “Rusi 2018” me Francën dhe fitoi edhe Superkupën e Evropës, sërish me Atleticon.
Gjithsesi të gjitha këto nuk mjaftuan që futbollisti të jetë pjesë e finales së përzgjedhjes së futbollistit më të mirë të vitit nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s.
“Jam shumë i zhgënjyer, pasi Franca fitoi kupën e Botës dhe në përzgjedhjen finale të FIFA-s nuk është asnjë francez kandidat për futbollistin më të mirë të vitit. Shpresoj që, të paktën, të jem pjesë e podiumit të ‘Topit të Artë’, të organizuar nga France Football”, ka thënë Griezmann.