Griezmanni: Topi i Artë do më bënte legjendë
Antoine Griezmann është i fiksuar në fitimin e Topit të Artë sepse beson se do të përmbushë “ëndrrën” e tij, duke u renditur në mesin e më të mëdhenjve të të gjitha kohërave të Atletico Madridi.
Lista e shkurtër për çmimin e këtij viti u zbuluar të hënën, me fituesin e Kupës së Botës, Griezmann, njërin nga 30 lojtarët që konkurrojnë për çmimin më të madh individual.
27-vjeçari nuk ka lënë asnjë sekret të shpresës së tij për të përmirësuar vendin e tretë që ka arritur në 2016 dhe beson se ai ka bërë mjaft për të thyer hegjemoninë dhjetëvjeçare të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
“Ta fitojë Topin e Artë në Atletico Madrid do të më lejonte të hyja në historinë e klubit. Të jesh një lojtar historik për këtë klub do të ishte një ëndërr dhe do të më bënte krenar. Kjo është ajo që dua, ajo që po kërkoj. Jam një njeri shumë ambicioz dhe gjithmonë dua më shumë”, përfundoi sulmuesi francez”, ka thënë Griezmann për gazetën “Marca”.