Grimeri Mario iu del në ndihmë stafit mjekësor në Amerikë
Figura nga fusha të ndryshme po japin ndihmën e tyre maksimale për vijën e parë të frontit në kë luftë me COVID-19.
Grimeri Mario përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në “Instagram” ka bërë të ditur se ka dërguar një numër të madh të maskave për mantelbardhët në New York vendin i cili është kthyer në një vatër e këtij virusi.
“Dita 34. Asgjë nuk mund të shprehë mirënjohjen time për heronjtë në vijën e parë, dhe të gjitha mënyrat me të cilat ata po punojnë pa u lodhur për të trajtuar pacientët dhe për të mbajtur të sigurtë New Yorkun. Doja të kontribuoja në një farë mënyre dhe bisedova me miqt e mi @element_packaging për të parë se çfarë mund të bëjmë. Sot ne dhuruam qindra maska në @montefiorehealthsystem në Bronx, një spital që është duke u kujdesur shumë për xhaxhain tim pasi u diagnostikua me COVID-19. Ne gjithashtu dhuruam maska të fytyrës në @mountsinainyc dhe Spitalit Universitar të Brooklyn. Mos të harrojmë kurrë se si profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor kanë vendosur jetën e tyre në rrezik për ne gjatë kësaj kohe. Ne ju duam ju” ka shkruar Mario./lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B_Dp_KdlsRJ/?utm_source=ig_web_copy_link