Gripi sezonal alarmon kosovarët, infektologu tregon simptomat e tij dhe si duhet ta shmangni
Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se virusi sezonal është i ngjashëm me virusin COVID-19.
Ai tha se vetëm përmes analizave laboratorike mund të dihet nëse pacienti është i sëmurë me COVID-19 apo me gripin sezonal.
Ramadani shtoi se këtë shihet një fluks më i madh i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë në qendrat familjare.
“Sipas informacioneve po flitet për një fluks më të madh të sëmurëve me grip sezonal dhe krahasuar me Covid19 që nuk është aq i pranishëm në Kosovë këto ditë, gripi sezonal është duke dominuar në vendin tonë.
Në shumë situate simptomalotogjia dhe ecuria e sëmundjes është e njëjtë. Influenca sezonale dhe COVID-19 kanë shumë ngjashmëri në mes vete. Prandaj vetëm me analiza laboratorike mund ta konfirmojnë a kemi të bëjmë me grip sezonal apo COVID-19”, tha ai.
Ramadani tregoi se cilat janë simptomat e virusit sezonal.
“Qytetarët duhet të kenë kujdes, simptomat e virusit sezonal janë: temperature e lartë, dhimbja e kokës, humbje të oreksit, dhimbje të nyjeve dhe ato respiratore me kollitje, dhimbje të fytit. Kjo është e ngjashme me COVID-19 dhe është mirë që fëmijët dhe të moshuarit të vaksinohen kundër covid19”, shtoi ai për Indeksonline.
Ndryshe, IKSHPK dje ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj gripit sezonal.
Prej 01 tetor 2021 deri më 09 dhjetor 2021 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 9.788 raste të Sëmundjes të ngjashme me Grip, 2.033 raste Infeksione respiratore akute dhe 57 raste me Infeksion të rëndë respirator akut.