Gripi sezonal në Kosovë: Instituti i Shëndetit Publik i ka disa porosi
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët.
Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal si:
• Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç
• Njerëzit 65 vjeç e sipër
• Gratë shtatëzëna.
• Njerëzit me sëmundje kronike.
Shenjat e zakonshme të gripit sezonal janë:
• Temperaturë e lartë
• Kollë
• Dhimbje fyti
• Lodhje
• Dhimbje koke
• Diarre dhe vjellje
• Dhimbje barku
• Rrjedhje të hundëve
• Dhimbje muskujsh
Shenjat paralajmëruese për emergjencë.
Duhet të dini se sëmundja zakonisht zgjat rreth një javë POR drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse: Fëmijët shfaqin:
• Frymëmarrje te shpejtë, ose probleme me frymëmarrjen
• Ndryshim të ngjyrës së lëkurës
• Nuk konsumojnë mjaftueshëme lëngje
• Kanë ethe me një skuqje të lëkurës
• Fortësim te qafës
Të rriturit shfaqin:
• Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim
• Dhimbje apo presion në gjoks apo bark
• Marramendje të papritur
• Konfuzion mendor
• Të vjella të vazhdueshme