Gripshi pasi mori çmimin ‘Ylli i javës’: Ballkani synon të bëhet sërish kampion
Nazmi Gripshit i ka takuar çmimi “Ylli i javës” nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall.
Vlerësimi i më të mirit për javën e 24-t është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Avni Shala, Skënder Kapra dhe Sabit Uka.
Ky komision vendosi që ky çmimi t’i takojë Gripshit, pasi përveç dy golave, ishte mjaft i përkushtuar edhe në ndërprerjen e aksioneve të kundërshtarit në mesfushë.
Pasi mori këtë çmim futbollisti i FC Ballkanit u shpreh i lumtur për vlerësimin. “Jam i lumtur që kam kontribuuar në arritjen e rezultateve pozitive të skuadrës. Zgjedhja si ‘Ylli i javës’ për mua është një motivim i madh për të ardhmen. Largimi i lojtarëve kryesorë ka bërë që përgjegjësia më e madhe të jetë tek lojtarët më me përvojë, e gjithashtu edhe tek unë. Ballkani synon të bëhet sërish kampion. Ndeshjet në kampionat i shoh më sfiduese se sa ato për Kupë”, ka thënë Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së.
/Epoka e re/