Gropa gjigande ‘përpin’ makinat para spitalit në Itali
Këtë të premte një gropë gjigante është hapur në parkingun e një spitali në Napolit të Italisë, e cila gëlltit makinat e parkuara aty pranë dhe pemët.
Nga raportimet e autoriteteve zyrtare, mësohet se gropa është 20 metra e thellë dhe rreth 2,000 metra katrorë e gjerë. Ajo u hap në një park makinash në Spitalin “Ospedale del Mare” rreth orës 7:00 të mëngjesit të së premtes.
Menjëherë në vend ngjarje shkuan punëtorët italianë të kërkimit dhe shpëtimit urban, të pajisur edhe me qen kërkimi për t’u siguruar që askush nuk ishte bllokuar në grope, duke konfirmuar se askush nuk ishte i plagosur.
Autoritete italiane detyruan mbylljen e përkohshme të një spitali të vogël aty pranë për shërimin e pacientëve me Covid-19 sepse u ndërpre energjia elektrike.
Oficeri kryesor i zjarrfikësve Ennio Aquilino, u shpreh se shpërthimi mund të ishte shkaktuar nga një infiltrim i ujit nëntokë nga reshjet e fundit të shiut, raportojnë mediat vendase.
Guvernatori rajonal i Napolit u shpreh se Spitali i Covid-19 do të rihapej brenda ditësh, pasi shërbimet e energjisë elektrike dhe ujit të ishin rivendosur.
Shërbime elektrike u ndërprenë edhe në spital, por sistemet rezervë lejuan që kujdesi shëndetësor të vazhdonte punën.
https://www.youtube.com/watch?v=vdobcBcUd6g&feature=emb_logo
🔴 #Napoli, prosegue l’intervento dei #vigilidelfuoco nel parcheggio dell'Ospedale del Mare per escludere la presenza di persone coinvolte nella #voragine che si è aperta stamattina intorno alle 7. Sul posto i nuclei cinofili [#8gennaio 9:30] pic.twitter.com/ybfpwJKfAU
— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) January 8, 2021