Gropa të mbushura me “Wagner-at” rusë të vrarë, Ukraina shfaq tmerrin nga zonat e luftës

19 maj 2023 | 20:05

Ukraina ka publikuar disa pamje nga ku mund të shihen gropat e mbushura me trupa të grupit mercenar rus Wagner.

Në këtë video mund të shihen plot trupa të vrarë të Wagner-it që kishin mbetur në llogoret e luftimeve.

Pamjet janë shpërndarë nga uebfaqja Operativno_ZSU.

Nuk dihet saktësisht se në cilën zonë ishin kapur pamjet, por trupat e Wagnerit kanë luftuar në qytetin Bakhmut. Në këtë qytet janë zhvilluar luftimet më të përgjakshme.

Ukraina pritet së shpejti të nisë kundërofensivën e saj të shumëpritur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet ruse e kanë vendosur prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale,…