Grosso flet për herë të parë pas incidentit: Mund të ishte tragjedi
01 nëntor 2023
| 11:35
Trajneri i Lyonit, Fabbio Grosso kaloi një fundjavë të vështirë, teksa u godit me gurë në fytyrë nga tifozët e Marseille, fare pranë stadiumit “Velodrome”. Për këtë episod ka folur për herë të parë vetë trajneri italian.
“Ajo që ndodhi të dielën mund të ishte një tragjedi dhe me siguri kështu është për sportin dhe për të gjithë ata që e duan këtë lojë. Uroj me gjithë zemër që të ketë qenë një leksion për të ardhmen tonë. I falenderoj të gjithë për mbështetjen dhe që më keni qëndruar pranë”, ka thënë Grosso.