Grosso kërkon 2 milionë euro dëmshpërblim nga Lyoni
26 dhjetor 2023
| 13:18
I shkarkuar më 30 nëntor, me Lyonin që qëndronte në fund të renditjes nën drejtimin e tij, trajneri Fabio Grosso nuk ka ndërmend të ndërpresë kontratën e tij me francezët në mënyrë paqësore.
Sipas raportimeve të mediave italiane, Grosso beson se ka pësuar dëme të konsiderueshme me shkarkimin.
Prandaj trajneri italian kërkon nga klubi i Lyonit një dëmshpërblim prej 2 milionë euro ose përndryshe do ta ndjekë më tej këtë çështje.