Grosso, trajner i Brescias
05 nëntor 2019
| 16:22
Brescia e ka konfirmuar Fabio Grosson si trajner tw ri, pasi Eugenio Corini u shkarkua në fundjavë.
42-vjeçari fillimisht u desh të arrinte marrëveshjen me Veronan për ta përfunduar kontratën e tij, që ishte në fuqi edhe pse ishte larguar nga klubi. “Verona ka arritur marrëveshje për të përfunduar kontratën me Fabio Grosson”, ka shkruar Verona në një njoftim në faqen zyrtare të klubit. Grosso do të nisë punën e tij të re në ndeshjen e së shtunës ndaj Torinos në shtëpi.