Gruaja 39-vjeçare është operuar dhe trajtuar në klinika të ndryshme, pa e ditur se ishte me koronavirus
13 prill 2020
| 13:31
Një grua e moshës 39-vjeçare është operuar gjatë ditës së djeshme në sallat e Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme Abdominale në QKUK.
Ajo është futur operacion pa e ditur mjekët se ishe e prekur nga Covid-19.
Pacientja në fjalë fillimisht ishte pranuar në Spitalin e Pejës. Nga aty ajo u transferuar për në QKUK ku edhe është operuar.
Lajmin se kjo grua ka rezultuar me Covid-19 e kanë konfirmuar zyrtarë nga ShSKUK.
39-vjecarja gjendet në Kujdesin Intensiv të QKUK-së në gjendje të rëndë shëndetësore.