Gruaja Demokratike në Deçan feston 22-vjetorin e partisë

10 tetor 2021 | 20:54

Gruaja Demokratike në Deçan ka shënuar sot 22-vjetorin e PDK-së.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe Evgjeni Thaçi, Selvije Halim dhe Safete Hadergjonaj.

Kandidatja e PDK-së për kryetare të komunës së Deçanit, Ardiana Qorraj, ka theksuar se forca e gruas në degën e PDK-së në Deçan ka qenë model në nivel të Kosovës, se si drejtohet, zhvillohet e punohet për të mirën e përgjithshme.

“Kandidimi im, iu kushtohet të gjitha grave e vajzave që parreshtur besuan në vizionin e PDK-së dhe hapësiren e madhe që kemi gjetur brenda strukturave. Kam nevojë për mbështetjen dhe fuqizimin me votë, por edhe me besimin se misionin e Partisë Demokratike do ta avncojmë tutje bashkë me Safete Hadergjonaj, prof. Havë Ismajlaj, Mihone Hadergjonaj, Mergime Mazrekaj, Mehrije Kastratin, Diana Krasniqin, Shkelqesa Hadergjonaj, Arbnore Derivshaj, Shqiponje e Albiona Hadergjonaj, e shumë e shumë gra e vajza të cilat janë mbështetëse të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Qorraj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…