Gruaja divorcohet nga burri, kjo është arsyeja
14 janar 2021
| 21:32
Një divorc interesant ka marë hapësirë në mediat e Shkupit.
Divorci është interesant edhe për shkakun, por edhe për mënyrën se si e ka prezantuar në opinion bashkëshorti, ish drejtor në Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE), Robert Ordanovski.
Ai ka akuzuar bashkëshorten Agnesa Ordanoska për ndarjen, kurse këtë e ka bë të ditur në rrjetet sociale, në urimin dedikuar vajzës së tij, me rastin e ditëlindjes së 17-të.
Në këtë urim ai shkruan se bashkëshortja (nëna e vajzës), që e quan “barbikë fotoshopi”, nuk është prezente sepse është e nxene me përgatitjen e dokumenteve për divorc.
“Me siguri është ftohur sepse nuk jam më drejtor”, shkruan Ordanovski, ish drejtor në AKE, një nga postet më të paguara në Maqedoninë e Veriut.