Gruaja e ambasadorit amerikan: Kurti ka të drejtë, lirimi i shtetit të kapur është i mundur
27 prill 2020
| 08:30
Gruaja e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, Alison Kosnett, konsideron se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka të drejtë pasi shteti i kapur mund të lirohet. Në një shkrim në “Facebook” ajo ka shkruar: “Ai ka të drejtë, lirimi i shtetit të kapur është i mundur”, ka shkruar ajo në “Facebook”. Një komentues e ka pyetur atë, se kush është ‘ai’ që ka të drejtë, e i njëjti ka marrë përgjigje se ai “është kryeministri në detyrë, Albin Kurti”, ka shtuar ajo.