Gruaja e Astrit Deharit: Besoj se drejtësia do të vihet në vend
24 tetor 2019
| 11:54
Pas marrjes së raportit 58 faqesh të ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, kanë folur edhe familjarët e Deharit.
Pas babait të Astritit, Avni Deharit i cili ka treguar për konkluzionet e ekspertizës Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës në të cilin sipas tij thuhet që djali i tij është vrarë, ka folur më pas edhe përfaqësuesi ligjor i familjes, Tomë Gashi. Ai ka thënë se Astrit Dehari është vrarë vetëm për shkak se ka qenë në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndërkohë pak fjalë ka thënë edhe gruaja e Astritit, Arta, e cila mes lotësh ka kërkuar që të vendoset drejtësi.
“Unë besoj që drejtësia duhet të merret me këtë punë. Dhe besoj që drejtësia ka me ra në vend”, ka deklaruar ajo.