Gruaja e gylenistit të deportuar: Policët që arrestuan burrin tim nuk ishin shqiptarë
Gjashtë shtetasit turq të arrestuar në Kosovë mund të mos jenë prangosur nga policë të Kosovës. Kështu ka thënë gruaja e njërit prej të arrestuarve e cila ishte prezent kur policia i mori burrin.
Gruaja e të arrestuarit Jusuf Karabina, ka thënë se policët që i prangosën burrin nuk ishin shqiptarë.
“Policia nuk na ka dhënë asnjë informacion”, ka thënë ajo për Euronews.
“Ata nuk ishin policë të Kosovës por njerëz të shërbimit sekret turk”, shpjegoi ajo më tej.
“Na morën me forcë dhe më lanë shenja në duar mua dhe djalit në gjoks”, tregoi Karabina.
Të arrestuarit janë identifikuar si Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.
Lëvizja Gyleniste operon me shkolla në 160 vende nga Afganistani e deri në SHBA.
Javët e fundit Kosova ka qenë në presion nga Turqia për të ndërmarrë një aksion kundër këtyre shkollave të themeluara nga Lëvizja Gyleniste.
Ankaraja thotë se gjashtë të arrestuarit në Kosovë të enjten janë përgjegjës për rekrutime në rrjetin e Gylenit dhe se janë ndihmuar njerëz të akuzuar për prishje rendi në Turqi.
Turqia akuzon Gylenin, krerikun mysliman që jeton në SHBA për orkestrim të grushtshtetit të 15 korrikut të vitit 2016 dhe e ka deklaruar lëvizjen e tij si terroriste.
Ndërkohë, ai ka dënuar çdo lidhje me rastin.