Gruaja e ish-ushtarit të UÇK-së, merr vaksinën anti-Covid në SHBA
23 dhjetor 2020
| 15:21
Infermierja shqiptare Aida Baraku, që jeton në qytetin Jacksonville në shtetin e Floridas, është vaksinuar me vaksinën anti-Covid.
Baraku punon në një spital kirurgjik me renome në ketë qytet, si asistente e parë në kirurgji – Physician assistant.
Asistentja e parë në kirurgji në këtë klinikë, Baraku bën pjesë në grupin e parë të të vaksinuarve me vaksinën kundër virusit korona, ndërsa pas tre javësh, ajo do të marrë edhe dozën e dytë të kësaj vaksine.
“Epoka e re” mëson se spitali ku punon Baraku, gjatë gjithë vitit përpos trajtimit të të infektuarve me Covid-19, në këtë spital janë kryer edhe operacione kirurgjike nga mjekët e kësaj klinike. Baraku është e martuar me ish-ushtarin e UÇK-së, Bekim Demirin nga Morina e Gjakovës.