Gruaja e Ivanoviqit: Ata që ma vranë burrin të mos flenë të qetë
17 janar 2018
| 10:37
Gruaja e liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, Milena Ivanoviq, përmes deklarimeve që ka bërë për mediet serbe, ka bërë edhe një postim nëpër mediet sociale lidhur me vrasjen e burrit të saj.
Ajo ka thënë se me vrasjen e Ivanoviqit, është vrarë liria siç edhe është shprehur edhe Serbia, përcjell Klan Kosova.
“Ata më goditën në zemër, dashurinë, kënaqësinë. Ata goditën në babanë e Bogdanovit. Ata na goditën neve, lirinë, Serbinë”, është shprehur Milena Ivanoviq.
“Flini të qetë të dashurit e mi, por ata që e vranë të mos flenë të qetë”, ka shtuar ajo.
Dje, në veri të Mitrovicës, u qëllua për vdekje politikani serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.